SHBA garant i tėrėsisė territoriale tė Kosovės

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė dhėnė garanci tė fuqishme nė mbėshtetje tė tėrėsisė territoriale tė Kosovės dhe shtimit tė njohjeve ndėrkombėtare tė vendit, thanė nė Prishtinė krerėt shtetėrorė tė vendit pas kthimit nga Uashingtoni, ku u takuan me zyrtarėt mė tė lartė amerikanė.
UNMIK-u ndėrpreu lėshimin e dokumenteve tė udhėtimit

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Russell Geekie, konfirmoi tė mėrkurėn se administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė nuk do ta jap mė dokumentet e udhėtimit pėr kosovarėt, duke ua lėshuar radhėn Pasaportave tė Republikės sė Kosovės, aplikimi pėr tė cilat tashmė ka filluar.
Dy tė vdekur e tre tė lėnduar nga njė aksident nė magjistralen Prizren-Suharekė
Dy tė vdekur dhe tre tė lėnduar rėndė, ėshtė bilanci i fundit i njė aksidenti trafiku qė ndodhi nė magjistralen PrizrenSuharekė, dje pikėrisht pėrballė pishinės Freskimi nė fshatin Gelancė tė komunės sė Suharekės, njoftoi tė mėrkurėn policia nė Prizren.
Radhėt e MPB-sė po krijojnė imazh tė keq pėr komunėn e Prishtinės
Zyrtarė tė Kuvendit Komunal (KK) tė Prishtinės, kėrkuan tė mėrkurėn nga Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB), qė ti largojė sa mė parė zyrat e pajisjes me dokumente civile nga objekti i komunės, me arsyetimin se tollovitė qė po krijohen nė sportele, janė duke i krijuar njė imazh tė keq komunės sė Prishtinės.